RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA njofton ndihmë shtesë prej 1.7 miliardë dollarë për sigurinë e Ukrainës

shba-njofton-ndihme-shtese-prej-1.7-miliarde-dollare-per-sigurine-e-ukraines

SHBA-ja njoftoi një paketë të re ndihme sigurie për Ukrainën prej rreth 1.7 miliardë dollarësh nga fondi i Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI), transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) thuhet se ndihma shtesë e sigurisë do të plotësojë nevojat kritike të mbrojtjes së Ukrainës.

Në deklaratë theksohet se në paketën e ndihmës, Ukrainës i sigurohen aftësitë bazë, përfshirë parandaluesit e mbrojtjes ajrore, sistemet e raketave, municionet për artileri dhe armët antitank.

Këshilltari i Komunikimit për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby deklaroi se përveç ndihmës së sigurisë prej 1.5 miliardë dollarësh të USAI-t edhe Shtëpia e Bardhë brenda kompetencës së autoritetit presidencial vendosi të dërgojë 200 milionë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën.

Këto ndihma janë pjesa e 20-të e përdorur nga paketa e USAI-t dhe pjesa e 62-të e pajisjeve e siguruara nga inventari i Pentagonit që nga gushti i vitit 2021.

Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI) zhvillohet si program financimi i udhëhequr nga Pentagoni, përfshirë rreth 50 vende, me qëllim për të ofruar më shumë trajnim, pajisje dhe konsulencë për ushtrinë ukrainase kundër Rusisë.

Related posts

Nuk ka energji elektrike në Gaza për 52 ditë, thotë një përditësim i OKB-së

rezart morina

Escobar, Lajçak dhe këshilltarët e Lartë fillojnë takimin me Kurtin

admin

Orban: Von der Leyen është punonjësja, jo kundërshtarja jonë

rezart morina