RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: Në Rripin e Ga’zës ka nevojë për evakuim mjekësor për 10 mijë persona të tjerë

obsh:-ne-rripin-e-ga’zes-ka-nevoje-per-evakuim-mjekesor-per-10-mije-persona-te-tjere

Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Christian Lindmeier tha se ka nevojë për evakuim mjekësor për 10 mijë persona të tjerë në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulmet intensive të Izraelit, raporton Anadolu.

Lindmeier mori pjesë online dhe bëri vlerësime në konferencën javore për media të Zyrës së OKB-së në Gjenevë.

Në pyetjen e gazetarit të AA-së se “Kemi parë lajme se trajtimi i një grupi palestinezësh të sëmurë dhe të plagosur do të bëhet jashtë Rripit të Gazës me koordinim të OBSH-së. Në këtë kontekst, disa pacientë dhe shoqëruesit e tyre u larguan nga qyteti i Deir Al-Balah. Sa njerëz pritet të evakuohen, mund të jepni informacion për këtë iniciativë dhe evakuime?” zëdhënësi Lindmeier tha se ky është një lajm i mirë.

“Së pari, 4 fëmijë dhe shoqëruesit e tyre u evakuuan në Belgjikë nëpërmjet Egjiptit. Tani më shumë fëmijë po largohen nga Gaza, por ne nuk mund të arrijmë ende shifrat e sakta për shkak se operacioni vazhdon”, tha Lindmeier.

Duke bërë të ditur se informacionet e nevojshme do t’i ndajnë kur të përfundojë operacioni, Lindmeier shtoi se “Në Rripin e Gazës ka nevojë për evakuim mjekësor për 10 mijë persona të tjerë”.

Ai vuri në dukje rëndësinë që vendet që pranojnë njerëzit që kanë nevojë për trajtim në Gaza dhe përsëriti thirrjen e tij për armëpushim.

Related posts

Britania rikthen fondet për UNRWA

admin6

Vdekja e presidentit iranian në aksidentin ajror mund të nxisë një “luftë” për postin e liderit suprem! Kush janë pretendentët dhe roli i Gardës Revolucionare

admin

Përurohet xhamia e 100-të në Prizren

admin