RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dëmtohen disa asete të KEDS-it nga zjarret e shkaktuara nga pakujdesia

demtohen-disa-asete-te-keds-it-nga-zjarret-e-shkaktuara-nga-pakujdesia

KEDS ka njoftuar se ditëve të fundit janë djegur disa asete elektroenergjetike të KEDS-it, gjë që ka shkaktuar mbetjen pa energji elektrike të konsumatorëve të prekur.

KEDS dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së disa personave, të cilët në lokacione të ndryshme në Kosovë kanë shkaktuar disa vatra zjarri.

Megjithatë, ekipet e mobilizuara të KEDS-it, kanë intervenuar te asetet elektroenergjetike të prekura nga zjarret dhe kanë rikthyer gjendjen në normalitet.

“Ditëve të fundit, për shkak të pakujdesisë dhe papërgjegjësisë së disa personave të caktuar, nëpër lokacione të ndryshme në Kosovë kanë ndodhur disa vatra zjarri. Në disa raste janë djegur edhe asetet elektroenergjetike të KEDS-it, çka ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për një numër të caktuar konsumatorësh të afektuar”, thuhet në njoftim.

Related posts

Gjendet pa shenja jete një e moshuar në Gjakovë

admin

Avioni luftarak turk pa pilot KIZILELMA bëhet i pari në botë që qëllon raketë ajër-ajër në objektiv me motor reaktiv

admin

Policia e Kosovës mbyll vendkalimet në Bërnjak e Jarinë

admin