RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli vazhdon masakrat në ditën e 118 të sulmeve në Rripin e Gazës

izraeli-vazhdon-masakrat-ne-diten-e-118-te-sulmeve-ne-rripin-e-gazes

Dhjetëra palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite gjatë gjithë natës në Rripin e Gazës të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, në ditën e 118 të sulmit dhe pushtimit, ushtarët izraelitë goditën lagjet Al-Rimal dhe Tel al-Hawa në perëndim të qytetit të Gazës me sulme ajrore, zjarr artilerie dhe raketa.

Derisa dhjetëra palestinezë u vranë në sulmet e Izraelit, ambulancat dhe ekipet e ndihmës së parë nuk u lejuan të arrinin tek të plagosurit.

Gjithashtu, thuhet se trupat e 14 palestinezëve të nxjerrë nga rrënojat në rajone të ndryshme u sollën në spitalin Nasser në Khan Younis dhe se në 24 orët e fundit humbën jetën 34 persona, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Shumë palestinezë u vranë dhe u plagosën si pasojë e sulmeve të avionëve luftarakë izraelitë ndaj 2 shtëpive në lagjen Ez-Zaitoun në juglindje të qytetit të Gazës.

Ushtria izraelite kreu sulm ajror në shtëpitë e familjeve “Abu Feyyad” në kampin Al-Jadid, në perëndim të kampit Nuseirat në pjesët qendrore të Rripit të Gazës dhe shtëpitë e familjes “Al-Bahisi” në qytetin Deir al-Balah.

Nga sulmi u tha se të paktën 3 palestinezë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën.

Ushtarët izraelitë vazhduan të rrethojnë Qendrën Palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe dhe spitalin “Amal”, të vendosura në lagjen Al-Amel të qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, në ditën e 11-të, ata goditën zonat përreth me zjarr artilerie.

Ushtria izraelite, e cila goditi nga deti pjesët perëndimore të Rripit të Gazës, zonat bregdetare të Gazës, rajonin qendror dhe qytetin Rafah, shënjestroi me avionë luftarakë edhe zonën kufitare egjiptiane të qytetit Rafah.

Related posts

Tajani thotë se lufta kundër migracionit është prioritet i Italisë dhe Turqisë

admin

sh-kryeministri izraelit, Olmert: Vendi është “në prag të luftës civile”

admin

Në vendet perëndimore rritet përqindja e familjeve multiracore dhe popullsia e imigrantëve

rezart morina