RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani për rastin e Hajrizit: Kosova po i bën të gjitha përpjekjet, komunikimi po vazhdon

osmani-per-rastin-e-hajrizit:-kosova-po-i-ben-te-gjitha-perpjekjet,-komunikimi-po-vazhdon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka komentuar shkurt rastin e Faton Hajrizit.

Ajo bëri të ditur se të gjitha përpjekjet janë duke u bërë nga autoritetet kosovare.

“Republika e Kosovës e ka një zyre ndërlidhëse në Serbi dhe ambasadori ynë në këtë shtet në baza ditore angazhohet edhe me aleatët tanë që kanë ambasada në Beograd edhe me institucionet tona, më konkretisht siç e dini janë MPJD dhe MD që e bartin këtë proces dhe ju siguroj që të gjitha përpjekjet nga ana e Kosovës janë duke u bërë, thjeshtë kemi të bëjmë me një shtet fashist që edhe në raste të tilla tentojnë të shkaktojnë pengesa. Mirëpo, unë nuk do të komentoja më tutje sesa kaq”, tha Osmani pas takimit me kryetarët e partive politike.

Ajo tha se komunikimi është duke vazhduar dhe të gjitha kërkesat janë bërë, por duhet të pritet deri sa të ketë një përgjigje konkrete./

Related posts

Stano: BE e gatshme të organizojë takimin Kurti -Vuçiq, kur të ketë kushte

rezart morina

Mbahet seanca e radhës ndaj Rozeta Hajdarit lidhur me rastin e aksidentimit me veturë të të miturës

rezart morina

Voton Edi Rama: Tani është momenti i gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre

rezart morina