RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmet

Edhe LDK zbulon datën e zgjedhjeve

edhe-ldk-zbulon-daten-e-zgjedhjeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se në takimin konsultativ me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarët e partive parlamentare, ka propozuar 26 janarin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Ai ka thënë se vendit i duhet sa më shpejtë një Qeveri e re, andaj ka propozuar edhe këtë datë.

“Meqë, sipas përcaktimeve të afateve kushtetuese, në dispozicion na u ofruan katër data, ato të 26 janarit, 2 shkurtit, 9 shkurtit e 16 shkurtit; dhe në vijë me bindjet politike të Lidhjes Demokratike – se vendit i duhet sa më parë një Qeveri e re, që parandalon zhbërjen e shtetit, shëron polarizimin shoqëror, rikthen orientimin pro-perëndimor e fokusohet në zhvillim e mirëqenie qytetare, propozova datën 26 janar 2025 si datë të zgjedhjeve të ardhshme”, ka shkruar Abdixhiku.

26 janarin për mbajtjen e zgjedhjeve e kanë propozuar edhe PDK e AAK.

Related posts

Pas rezultateve të ulëta, kryeministri bavarez bën thirrje për zgjedhje të parakohshme federale në Gjermani: Scholz të veproj si Macron

admin

BE ka trajnuar 24 000 ushtarë ukrainas

rezart morina

SHBA-ja mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në BE

admin6