RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në BE

shba-ja-mbeshtet-anetaresimin-e-malit-te-zi-ne-be

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, gjatë qëndrimit të tij në Mal të Zi të hënën ka thënë se ky vend është partner i fortë i NATO-s dhe se e mbështet rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin malazias, Milojko Spajiq, O’Brien është shprehur krenar që po qëndron të hënën në Mal të Zi.

“Me këtë Qeveri ka mundësi për të filluar një integrim më të thellë, jo vetëm evropian, por transatlantik. Ne mbështesim qëllimin e Malit të Zi për të qenë anëtar i BE-së”, ka thënë O’Brien, raportoi transmetuesi publik i Malit të Zi. /koha

Related posts

Policët thonë se më shumë ua ulën sesa ua rritën pagat

rezart morina

Ministrja Haxhiu suspendon përmbaruesin Ilir Mulhaxha

admin

Arabia Saudite nga sot pranon kërkesat për kryerjen e Umres

admin