RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Italia: Situata pas vra’sjes së shefit të Ha’masit është “shqetësuese”

italia:-situata-pas-vra’sjes-se-shefit-te-ha’masit-eshte-“shqetesuese”

Sipas ministrit italian të Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, situata pas vrasjes së shefit të Hamasit, Ismail Haniyeh, është “shqetësuese”, transmeton Anadolu.

“Situata është shqetësuese dhe ne po punojmë për të shmangur një përshkallëzim. Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por nuk duhet të ketë përshkallëzim”, tha Tajani.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ANSA, ministri italian tha se vendi i tij po bën përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Sot herët, Hamasi njoftoi se Haniyeh u vra në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin iranian Teheran.

Izraeli ende nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.

Gjithashtu edhe televizioni shtetëror iranian raportoi vdekjen e shefit të Hamasit, duke njoftuar se një hetim për atentatin është në vazhdim.

Related posts

OBSH ngre alarmin për krizë shëndetësore në Ukrainë: Mjekët kujdesen për pacientët mes predhave

admin

Irani kërkon kompensim nga SHBA-ja, thekson sovranitetin mbi Ngushticën e Hormuzit

admin

Aksident i rëndë në Kosovë/ Rrokulliset mjeti, dyshohet për viktima

admin