RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i diplomacisë turke: Me vr’asjen e Haniyeh-it, Iz’raeli ka vr’arë edhe paqen

shefi-i-diplomacise-turke:-me-vr’asjen-e-haniyeh-it,-iz’raeli-ka-vr’are-edhe-paqen

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka deklaruar se me vrasjen e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, Izraeli ka vrarë edhe paqen, transmeton Anadolu.

“Unë i shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij, kombit palestinez dhe botës islame. Dhe ata nuk duhet të harrojnë se me vrasjen e atij, ata vranë edhe paqen”, tha Fidan në një intervistë të drejtpërdrejtë me transmetuesit lokal.

Fidan tha se kryeministri izraelit “ka marrë peng Amerikën”.

“Netanyahu e di mirë këtë. Ai e ka marrë peng Amerikën. Nëse hyn në një luftë në Liban, SHBA-ja nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të shkojë në luftë për ta mbështetur atë”, shtoi ai.

Shefi i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, u vra në kryeqytetin iranian Teheran në orët e vona të së mërkurës. Hamasi dhe Irani fajësuan Izraelin për vrasjen, por Tel Avivi ende nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.

Haniyeh, i cili ishte në Teheran për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit iranian, Masoud Pezeshkian, u vra në një sulm ajror në një shtëpi mysafire.

Related posts

Vriten 8 fëmijë dhe roja në një shkollë fillore në Serbi

rezart morina

“The Guardian”: Kosova akuzohet për nxitje tensionesh

rezart morina

15 muaj burg dhe 12.000 euro gjobë, autorit të sulmit ndaj pjesëtareve të KFOR-it në Zveçan

admin