RTV AHIRETI
Lajme

Qeveria për “Trepçën”: Përkrahja financiare varet nga zotimi se do të rifillojë rritja e prodhimit, presim plan veprimi

qeveria-per-“trepcen”:-perkrahja-financiare-varet-nga-zotimi-se-do-te-rifilloje-rritja-e-prodhimit,-presim-plan-veprimi

Qeveria e Kosovës në lidhje me grevën e minatorëve të “Trepçës” është zotuar për angazhim në gjetjen e një zgjidhjeje, por duke theksuar se përkrahja financiare varet nga zotimi se do të ulen shpenzimet dhe do të rifillojë rritja e prodhimit.

Qeveria pret që ndërmarrja të marrë masa që rrisin kontrollin e brendshëm operativ e financiar, si dhe reforma rrënjësore që transformojnë afarizmin e tyre.

Sipas qeverisë, i është dhënë mbështetje “Trepçës” gjatë gjysmës së parë të këtij viti, por ajo “ka operuar me humbje si rezultat i ngecjeve në prodhim dhe të hyrave të pamjaftueshme”.

Qeveria ka treguar edhe pritjet që ka tani nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje.

“Ministria e Ekonomisë në mënyrë të vazhdueshme ka inkurajuar menaxhmentin e ndërmarrjes për të optimizuar shpenzimet. Së fundmi, me pranimin e kërkesës së ndërmarrjes për ndarjen e mjeteve financiare shtesë, Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Bordi mbikëqyrës dhe menaxhmenti që të prezantojnë një plan veprimi. Ne presim që të adresohen në mënyrë të qartë, efektive dhe të qëndrueshme sfidat e ndërmarrjes”, theksohet tutje.

Sot, minatorët e kanë nisur mëngjesin e 23-të të grevës së tyre.

Minatorët e minierës së Trepçës kanë hyrë në grevë për shkak se tashmë janë bërë dy muaj që ata nuk i kanë marrë pagat e tyre.

Pagat e muajit qershor dhe korrik ende nuk janë ekzekutuar për punëtorët e kësaj ndërmarrje.

The post Qeveria për “Trepçën”: Përkrahja financiare varet nga zotimi se do të rifillojë rritja e prodhimit, presim plan veprimi first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ministri i Jashtëm i Turqisë u takua me udhëheqësin e turqve të Krimesë, Mustafa Kırımoğlu

admin

Shefi i Mossadit në Doha për të diskutuar zgjatjen e pauzës humanitare në Gaza

admin6

Osmani bisedon me presidentin e Gjermanisë për Këshillin e Evropës

rezart morina