RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vazhdojnë protestat para Bashkisë së Tiranës

vazhdojne-protestat-para-bashkise-se-tiranes

Në Shqipëri kanë vazhduar protestat për të “denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës”, ndërkohë nuk u shënuan përplasje, raporton Anadolu.

Protesta e 19-të është organizuar me thirrjen e përfaqësuesve të partive opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) dhe Partisë së Lirisë (PL), si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, me kërkesën për dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Disa nga protestuesit hodhën vezë dhe sende të tjera ndaj selisë së Bashkisë së Tiranës, ndërkohë për mbarëvajtjen e protestës u angazhuan dhjetëra forca policore dhe u bllokuan disa akse rrugore për qarkullimin.

Koordinatori rajonal i PD-së për Tiranën dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, në fjalën e tij gjatë protestës u shpreh se “drejtësia në Shqipëri ka vdekur”.

“Opozita nuk është kundër projekteve, është kundër vjedhjeve. Opozita nuk është kundër zhvillimit, është kundër krimit”, tha Balliu.

Fjalime gjatë protestës kanë mbajtur edhe përfaqësues të tjerë të opozitës, aktivistë dhe qytetarë, të cilët kanë theksuar se nuk tërhiqen nga protestat pasi sipas tyre besojnë se janë në rrugën e drejtë.

Në Shqipëri në muajit e fundit janë organizuar protesta për të “denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës”, ndërkohë janë shoqëruar edhe me tensione dhe përplasje me forcat e policisë.

Protestat organizohen pas arrestimit në fund të muajit mars të këtij viti të disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për veprat penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “refuzimi për deklarimin, mos deklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive”.

Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në javët në vazhdim.

Related posts

Ushtria izraelite: Për vdekjen e 31 pengjeve në Gaza njoftuam familjet e tyre

admin

Guterres: I zhgënjyer nga moszbatimi i marrëveshjes së grurit Ukrainë-Rusi

rezart morina

Borrell krahason Gazën me Ukrainën: “Nuk mund ta lini një popullatë pa ujë”

rezart morina