RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres: I zhgënjyer nga moszbatimi i marrëveshjes së grurit Ukrainë-Rusi

guterres:-i-zhgenjyer-nga-moszbatimi-i-marreveshjes-se-grurit-ukraine-rusi

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres është shprehur i zhgënjyer me mënyrën se si po zbatohet marrëveshja e grurit midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Ritmi i ulët i inspektimeve të anijeve nënkupton më pak anije që mbërrijnë dhe largohen nga portet ukrainase, dhe për këtë arsye transportohet më pak grurë”, tha zëvendës-zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq në një deklaratë.

“Në përgjithësi, eksportet e ushqimit të mundësuara nga marrëveshja shënuan një rënie me rreth tre të katërtat në maj krahasuar me tetorin e kaluar”, shtoi ai.

Guterres u bëri thirrje të gjitha palëve që të përshpejtojnë zbatimin dhe të sigurojnë zbatimin e vazhdueshëm të marrëveshjes.

OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen e grurit midis Rusisë dhe Ukrainës verën e kaluar, duke i dhënë fund një bllokade detare ruse prej disa muajsh në portet e Detit të Zi, në Ukrainë.

Si rezultat, Ukraina, një nga eksportueset më të rëndësishme në botë të grurit, mund të eksportojë sërish grurë, megjithëse në një shkallë të kufizuar.

Në këmbim, Moska ka kërkuar një lehtësim të sanksioneve perëndimore që pengonin eksportet ruse agrare dhe të plehrave kimike. /atsh

Related posts

25 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, armëpushimi në rrezik

RTI

Ushtria izraelite arreston 30 palestinezë në bastisjet në Bregun Perëndimor

Irfan Jahiu

Hoqi me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari

admin