RTV AHIRETI
Lajme

Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Papa Françeskun

erdogan-zhvillon-bisede-telefonike-me-papa-franceskun

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me Papa Françeskun, kreun e Kishës Katolike dhe presidentin e Vatikanit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës thuhet se presidenti Erdogan gjatë bisedës ka thënë se shfaqjet imorale të ekspozuara në një pjesë të hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit kanë shkaktuar zemërim dhe reagime.

Erdoğan deklaroi se nën maskën e lirisë së shprehjes dhe tolerancës, po shkelet dinjiteti njerëzor, po bëhen tallje me vlerat fetare dhe morale dhe se kjo i ofendon muslimanët po aq sa edhe botën e krishterë dhe që beson se është e nevojshme që së bashku duhet të ngrihet zëri dhe të mbahet një qëndrim i përbashkët kundër këtyre.

Ai vuri në dukje se sfida ndaj vlerave fetare, bërja e propagandës së çoroditur gjatë Lojërave Olimpike të cilat mbahen për të bashkuar njerëzit, janë kambana alarmi për rënien morale në të cilën është tërhequr bota.

Papa Françesku falënderoi presidentin Erdoğan për përpjekjet që ka treguar për paqen dhe ndjeshmërinë ndaj degradimit të vlerave fetare.

The post Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Papa Françeskun first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

ERC tre miliardë dollarë ndihma humanitare për mbi 228 milionë persona – VIDEO

admin

Rritet numri i të pastrehëve në Londër, autoritetet lokale kritikojnë qeverinë

admin6

Qeveria franceze përballet me votë mosbesimi për shkak të reformës së pensioneve

admin