RTV AHIRETI
Lajme

Shkëmbim i të burgosurve, Rusia liron dy gazetarë dhe një ish-marins amerikan

shkembim-i-te-burgosurve,-rusia-liron-dy-gazetare-dhe-nje-ish-marins-amerikan

Sipas burimeve të shumta mediatike, Rusia ka liruar nga burgu gazetarin Evan Gershkovich dhe ish-marinsin amerikan Paul Whelan.

Bëhet e ditur se gazetari i Wall Street Journal dhe ish-marinsi amerikan u burgosën në Rusi nën akuzat për spiunazh.

Tani, thuhet se të dy janë rrugës për në një destinacion jashtë territorit rus.

Lirimi i tyre vjen si pjesë e një shkëmbimi shumë të spekuluar të të burgosurve që përfshin edhe individë të profilit të lartë.
Më herët, Kremlini nuk ka pranuar të komentojë mbi raportet për një shkëmbim të afërt të të burgosurve në Rusi dhe SHBA, ndërsa spekulimet mbi shkëmbimin rriteshin, shkruan Euronews.

Supozohet se shkëmbimi i të burgosurve politik u bë në kufi me Poloninë, megjithëse kjo mbetet e pakonfirmuar.

 

The post Shkëmbim i të burgosurve, Rusia liron dy gazetarë dhe një ish-marins amerikan first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Sulmi terrorist në Kosovë, Rusia i del në krah Vuçiçit

rezart morina

VIDEO/ Protestuesit në Kenia i vënë flakët Parlamentit pas miratimit të ligjit për taksat e reja! Qëllohen për vdekje disa demonstrues

admin

SHBA/ Sezoni elektoral mbizotërohet nga ndryshime dhe kthesa të papritura! Mediat sociale kthehen në arenë për debatin politik

admin