RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati turk Fidan shprehu ngushëllime për udhëheqësit e Hamasit në Doha

kryediplomati-turk-fidan-shprehu-ngushellime-per-udheheqesit-e-hamasit-ne-doha

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan shprehu ngushëllimet e tij për liderët e Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha, transmeton Anadolu.

Në postimin e bërë në platformën e mediave sociale X të Ministrisë thuhet: “Ministri ynë Hakan Fidan i shprehu ngushëllimet e tij zëvendëskryetarit të Byrosë Politike të Hamasit, Khalid Meshaal në Doha”.

Në postim u tha se Abdusselam dhe Hemmam Haniyeh, djemtë e Ismail Haniyeh, ishin gjithashtu të pranishëm në takimin e Fidanit me Meshaalit.

– Vrasja e liderit të Hamasit në Iran

Shefi i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh ishte në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri iranian, Massoud Pezeshkian.

Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane njoftoi në deklaratën e saj mëngjesin e 31 korrikut se një sulm është kryer në rezidencën e Haniyeh në Teheran.

Ndërsa Irani dhe Hamasi e konsideruan Izraelin përgjegjës për vrasjen, zyrtarët izraelitë u përmbajtën nga deklaratat në lidhje me incidentin.

Haniyeh u zgjodh kryetar i Byrosë Politike të Hamasit nga Këshilli Shura i Hamasit më 6 maj 2017, duke zëvendësuar Khalid Meshaalin.

Related posts

Nga viti 2008 janë vrarë 17 gra në Kosovë, shumica nga bashkëshortët e tyre

admin

Atentati i dytë ndaj Trump, reagon sërish Biden: Shërbimi Sekret ka nevojë për më shumë staf

admin

Ushtria izraelite vret 6 palestinezë në një sulm me dron në Jenin

admin