RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite vret 6 palestinezë në një sulm me dron në Jenin

ushtria-izraelite-vret-6-palestineze-ne-nje-sulm-me-dron-ne-jenin

Të paktën gjashtë palestinezë humbën jetën në një sulm të ushtrisë izraelite me dron në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se gjashtë persona humbën jetën si pasojë e një sulmi me dron izraelit ndaj disa të rinjve palestinezë që ishin mbledhur pranë një kryqëzimi në jug të Jeninit.

Agjencia zyrtare palestineze WAFA gjithashtu raportoi se katër nga personat e vrarë në sulm ishin vëllezër.

Ushtarët izraelitë bastisën gjithashtu qytetin e Jeninit dhe kampin e refugjatëve Jenin me buldozerë dhe shkatërruan infrastrukturën në qytet.

Përplasje shpërthyen midis palestinezëve dhe forcave izraelite, të cilat bastisën shumë shtëpi palestineze.

Ndërkohë, në një deklaratë të përbashkët të ushtrisë dhe policisë izraelite, thuhet se katër policë kufitarë izraelitë janë plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e shpërthimit të një eksplozivi të vendosur buzë rrugës, teksa një automjet i forcave izraelite po kalonte gjatë bastisjes në Jenin.

Pamjet në rrjetet sociale treguan një automjet të forcave izraelite të përmbysur për shkak të shpërthimit.

Oficerët e plagosur të policisë kufitare u dërguan në një spital në veri të Izraelit dhe në një deklaratë të mëvonshme u njoftua vdekja e polices së plagosur Shai Garmai.

Related posts

Finalizohet themelpllaka e Xhamisë Qëndrore në Prishtinë

admin

Erdoğan: Turqia nuk do ta harrojë kurrë solidaritetin e botës turke pas tërmeteve

admin

UNICEF përsërit thirrjen për armëpushim pasi numri i fëmijëve të vrarë në Gaza tejkalon 14 mijë

Muhamet Ramadani