RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pritje mbi 1 orë, gjendja nëpër pikëkalimet kufitare

pritje-mbi-1-ore,-gjendja-neper-pikekalimet-kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar rreth gjendjes në pikat kufiatare.

Sipas përditësimit të të dhënave më së shumti pritje ka në Merdarë.

Në hyrje të kësaj pike pritjet po zgjasin një orë, e në dalje nga 1 orë deri në një orë e 20 minuta.

Po ashtu, pritje njëorëshe ka edhe te Dheu i Bardhë, në dalje. Kolona është 400 metra.

Në pikëkalimet kufitare, Kullë, Qafë e Morinës dhe Qafë e Prushit, pritjet janë nga pesë deri në 10 minuta.

Pritjet në pikëkalimet tjera lëvizin nga tre deri në pesë minuta.

Related posts

Chollet e Escobar: Është koha për themelimin e Asociacionit

admin

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

RTI

Autoritetet serbe ndaluan festivalin “Mirëdita, dobar dan”, Kurti kritikon vendimin: Serbia shfaqi sërish armiqësinë ndaj paqes dhe pajtimit

admin