RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ligjvënësi iranian: Izraeli ka “rrjete me ndikim” brenda Iranit

ligjvenesi-iranian:-izraeli-ka-“rrjete-me-ndikim”-brenda-iranit

Mes tensioneve në rritje pas vrasjes së shefit të Hamasit, Ismail Haniyeh, një ligjvënës iranian ka deklaruar se Izraeli po bashkëpunon me “rrjete me ndikim” brenda Iranit, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia e lajmeve ‘ILNA’, Abolfazl Zohrevand, një anëtar i Komisionit të Sigurisë të parlamentit iranian, tha se “ka rrjete me ndikim për Izraelin në Iran dhe ka qendra të liga në Iran me të cilat izraelitët bashkëpunojnë dhe janë pjesë e operacioneve të Mossad-it”.

Zohrevand, një ish-diplomat në Afganistan, kritikoi ato që ai i quajti masa të papërshtatshme sigurie që rrethojnë Haniyeh-in.

“Atij (Haniyeh-it) duhet t’i sigurohej mbrojtje më e mirë dhe e arsyeshme”, shtoi ai.

Duke fajësuar Izraelin dhe SHBA-në për vrasjen e Haniyeh-it, Zohrevand e dënoi sulmin si “shkelje të ligjit ndërkombëtar”.

Dje, Korpusi i Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) tha se Haniyeh, i cili ishte në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Iranit, u vra nga një predhë me rreze të shkurtër e lëshuar nga jashtë rezidencës së tij.

Hamasi dhe Irani kanë akuzuar Izraelin për kryerjen e vrasjes së Haniyeh-it, ndërsa Tel Avivi nuk e ka konfirmuar apo mohuar përgjegjësinë e tij.

Related posts

Alarm për sulmet e qenve në Britani: 5 fëmijë të vrarë që nga viti 2020

admin

Xhaferi: Maqedonia e Veriut është e predispozuar të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

rezart morina

Prokuroria: Shtabi dënonte “kolaboracionistët” dhe “tradhëtarët”

admin