RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Minatorët e “Trepçës”,vazhdojnë grevën, humbjet ditore minimumi 40 mijë euro

minatoret-e-“trepces”,vazhdojne-greven,-humbjet-ditore-minimumi-40-mije-euro

Minatorët e “Trepçës”, vazhdojnë grevën për shkak se nuk i kanë marrë ende pagat e muajit qershor dhe korrik. E një ditë mos pune në “Trepçë”, sjell humbje minimumi 40 mijë euro, thonë zyrtarët.

Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në javën e katër të grevës, me kërkesën për ekzekutimin e pagave, të cilat nuk i kanë marrë tash e dy muaj.

Humbjet nga mospuna në minierë, janë të mëdha, thotë drejtori i Minierës së Stantërgut, Shyqëri Sadiku. Duke folur për Radio Kosovën, Sadiku shpreson që shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje për të filluar operimin dhe punën minatorët.

“Nuk ka ndonjë ndryshim deri në këto moment. Është një plan i veprimit që e kemi dërguar në qeveri, janë duke e shqyrtuar Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave që sa më shpejt të miratohet ai plan i veprimit, ta quajmë plan emergjent dhe të dalim nga kjo situatë. Minimumi është diku 40 mijë euro humbje ditore brenda 24-orëve”, tha ai.

Ditë më parë, ekzekutivi është zotuar për angazhim në gjetjen e një zgjidhjeje, por duke theksuar se përkrahja financiare varet nga zotimi se do të ulen shpenzimet dhe do të rifillojë rritja e prodhimit.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që minatorët mbesin pa paga për disa muaj dhe sindikata e punëtorëve kërkon një zgjidhje të menjëhershme.

Related posts

Britani e Madhe, fillon greva më e madhe në dekadën e fundit

admin

Pakistani shpall emergjencë kombëtare, numri i vdekjeve nga fatkeqësitë e lidhura me shiun arrin në 900

admin

Fidaim ef. FAZLIU – Islami dhe muslimanët

admin