RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britani e Madhe, fillon greva më e madhe në dekadën e fundit

britani-e-madhe,-fillon-greva-me-e-madhe-ne-dekaden-e-fundit

Dhjetëra mijëra mësues, staf i universiteteve dhe pedagogë, shoferë treni dhe nëpunës të tjerë civilë nga fusha të ndryshme iu bashkuan grevës kombëtare në Britaninë e Madhe, raporton Anadolu.

Greva të mëparshme të kësaj përmase u zhvilluan në vitin 2011, kur më shumë se një milion punonjës protestuan lidhur me mosmarrëveshjet për pagat.

Sindikata Kombëtare e Arsimit ka njoftuar se rreth 300 mijë mësues vetëm në Angli janë në grevë pasi pagat e tyre reale pësuan rënie me të paktën 23 për qind që nga viti 2010. Mësuesit kërkojnë një rritje pagash më të lartë se norma e inflacionit në vend.

Kongresi i Sindikatave (TUC), i cili përfaqëson të gjitha sindikatat në vend, ka paralajmëruar tubime në të gjithë Britaninë.

Shumica pritet t’i bashkohen demonstratave kombëtare kundër projektligjit të qeverisë kundër grevës, i cili u miratua dje në dhomën e ulët të parlamentit britanik.

Projektligji vendos kufizime për grevën në sektorë të caktuar, pasi qeveria edhe pse mbështet të drejtën e grevës, mendon se ato duhet të kenë parasysh interesin e publikut.

Refuzimi për të punuar në një ditë greve, sipas ligjit të ri, mund të çojë në shkarkimin e punëtorëve, gjë që sindikatat thonë se është jodemokratike, e papërshtatshme dhe e paligjshme.

Related posts

Haradinaj godet Thaçin e Remin, i quan “turistë” të UÇK-së

admin

Kurti njofton Borrelin: Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve

admin

Predikimi i Arafatit këtë viti do të transmetohet në 35 gjuhë

Muhamet Ramadani