RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 50.000 të arr’estuar që nga nisja e pr’otestave në Bjellorusi

mbi-50.000-te-arr’estuar-qe-nga-nisja-e-pr’otestave-ne-bjellorusi

Më shumë se 50.000 persona janë arrestuar për arsye politike pas protestave masive që shpërthyen pas zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në Bjellorusi në gusht të vitit 2020.

Kështu tha Leonid Sudalenko, anëtar i qendrës bjelloruse për të drejtat e njeriut, Vyasna. Sudalenko po ashtu është ish i burgosur politik.

Sipas llogaritjeve të qendrës Vyasna, të paktën 5.472 persona janë dënuar për vepra penale, të motivuara politikisht, tha Sudalenko.

Protestat u nxitën pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve, që i dhanë liderit autoritar, Aleksandr Lukashaneka, edhe një mandat gjashtëvjeçar, pavarësisht dëshmive të shumta për mashtrim.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa shtete të tjera kanë refuzuar ta njohin Lukashenkan si fitues të zgjedhjeve presidenciale. /rel

Related posts

Stoltenberg, NATO e gatshme të mbrohet kundër Moskës apo Minskut

rezart morina

Hungaria anulon takimin Baerbock-Szijjarto në Budapest

rezart morina

Spitali Qendror i Ga’zës i mbingarkuar pas su’lmeve në shkollë me vi’ktima të shumta

rezart morina