RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Milanoviq: Kosova i është lënë vetvetes, humbën mbështetjen e aleatëve të tyre

milanoviq:-kosova-i-eshte-lene-vetvetes,-humben-mbeshtetjen-e-aleateve-te-tyre

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, gjatë një fjalimi në garën e kalorësisë Alka Sinji në Sinj të Kroacisë, ku po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova ndonëse e nisi mirë me miq , tashmë është lënë vetëm.

Milanoviq,është shprehur se gjithë ajo mbështetje që iu dha në fillim, me kalimin e kohës u zhduk dhe momentalisht pesë anëtarë të BE-së dhe NATO-s nuk e kanë njohur.

Ai e ka konsideruar mike Kosovën dhe prandaj në shenjë mirënjohjeje, ka ftuar presidenten Osmani për të qenë pjesë e festimeve të tyre.

“Kosova filloi ndryshe, me mbështetje të madhe që humbi dhe u zhduk në ndërkohë. Dhe tani ata i janë lënë vetvetes, pesë anëtarë të BE-së dhe NATO-s nuk e kanë njohur. Prandaj ajo është sot është mysafirja ime [presidentja Osmani] dhe kjo është arsyeja pse, përveç festimeve tona dhe ditëve tona të krenarisë dhe lavdisë, kjo është edhe një nderim dhe mirënjohje për vendin tonë mik”, tha Milanoviq, raporton Index.hr.

Related posts

56 persona vdiqën në aksidente trafiku për shtatë muaj në Kosovë

Muhamet Ramadani

Politika amerikane e “luftës kundër terrorizmit” përhapi islamofobinë në mbarë botën

admin

Trump pret Netanyahun për bisedime me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë

RTI