RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak: Diskutuam për zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit

lajcak:-diskutuam-per-zbatimin-e-marreveshjes-se-27-shkurtit

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit me dy kryenegociatorët Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Lajçak ka treguar se pikë e takimit të sotëm ishte zbatimi i marrëveshjes së 27 shkurtit, teksa shtoi se diskutimet do të vazhdojnë.

“Kam pritur kryenegociatorët e Kosovës Besnik Bislimin dhe Serbisë Petar Petkoviqin për një raund tjetër të takimeve të dialogut në Bruksel. Ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuam të qartësojmë pyetjet e hapura. Diskutimet do të vazhdojnë”, shkroi Lajçak.

Related posts

Sarajevë, protestuesit kërkojnë përgjegjësi dhe transport publik të sigurt

RTI

Miliona haxhilerë arrijnë në Qabe

Muhamet Ramadani

Arabia Saudite rrëzon tre dronë mbi Riad dhe Provincën Lindore

admin