RTV AHIRETI
Lajme

Policia kontrollon disa objekte të Postës së Serbisë në veri

policia-kontrollon-disa-objekte-te-postes-se-serbise-ne-veri

Policia ka zhvilluar kontrolle në objektet e Postës së Serbisë, që operon në katër komunat veriore.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se ky aksion u zhvillua pas informatave të pranuara nga Autoritet Rregullativ i Komunikimit Elektronik dhe Postar.

“Pas një shkrese/informate të pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operator ekonomik pa licencë dhe të paregjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni. Informacioni ka rezultuat të jetë i saktë me ç’rast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve të tij”, tha ai.

The post Policia kontrollon disa objekte të Postës së Serbisë në veri first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Blinken i bën thirrje Hamasit të pranojë “propozimin shumë të fortë” për armëpushim

rezart morina

Mijëra të zhdukur nga përmbytjet në Republikën Demokratike të Kongos

rezart morina

Policia anulon konkursin për gradim në gradën rreshter

admin6