RTV AHIRETI
Lajme

Kurti ka pritur në takim Kryetaren e re të Komunës së Preshevës

kurti-ka-pritur-ne-takim-kryetaren-e-re-te-komunes-se-presheves

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim Kryetaren e re të Komunës së Preshevës, Ardita Sinanin. Sinani është emëruar këshilltare e Kurtit në shtator të vitit 2022, derisa nuk dihet nëse e ushtron ende këtë pozitë.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti i ofroi mbështetje në realizimin e programit qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim.

“Në këtë takim, ai e uroi për formimin e koalicionit me Partinë Demokratike Shqiptare të drejtuar nga Ragmi Mustafa dhe për detyrën e re si kryetare e komunës. Kryeministri Kurti i ofroi mbështetje në realizimin e programit qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim”, thuhet në njoftim.

Sinani u zgjodh Kryetare e Komunës së Preshevës me 24 vota në asamblenë komunale, të mbajtur me 30 korrik, 2024.

The post Kurti ka pritur në takim Kryetaren e re të Komunës së Preshevës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Dëshmitari i 35-të pohon se rrëmbimi i tij nuk kishte të bënte me luftën dhe UÇK-në

admin6

E pranojnë fajësinë 10 prej 18 të akuzuarve në rastin “Subvencione V”

rezart morina

35 ankesa tek Avokati i Popullit për ulje pagash

rezart morina