RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dëshmitari i 35-të pohon se rrëmbimi i tij nuk kishte të bënte me luftën dhe UÇK-në

deshmitari-i-35-te-pohon-se-rrembimi-i-tij-nuk-kishte-te-bente-me-luften-dhe-uck-ne

Dëshmitari i 35-të po e vazhdon dëshminë e tij në rastin ku ish-udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në fillim të seancës së të hënës mbrojtësi i Rexhep Selimit, Goeffry Roberts, kërkoi mbyllje të seancës, gjë që e pranoi gjykata pa u përmendur ndonjë arsye.

Ngjashëm, në seancën e mbajtur të enjten ky dëshmitar i mbrojtur dha dëshmi kryesisht në seancë të mbyllur. Prokurorja Lies van Welde në përmbledhjen për këtë dëshmitar tha se ai kishte dëshmuar në prokurori paraprakisht për ndalim e keqtrajtim.

“Dëshmitari 0444 u arrestua nga 8 ose 9 pjesëtarë të armatosur të UÇK-së, shumica kishin maska, e vendosën në një automjet me duart e lidhura prapa (në shpinë) dhe me maskë në kokë. Në automjet e morën edhe një të arrestuar tjetër. Të dy këta persona i çuan në një dhomë dhe u mbajtën të ndaluar së bashku dëshmitari me numër 0444 u rrah kaq shumë saqë nuk merrte dot frymë, ra në tokë dhe humbi ndjenjat. Dëshmitarit nuk iu dha asnjë arsye për arrestimin e tij apo për ndalimin e tij. Pas katër ditësh dëshmitari 444 u lirua nga rojet e burgut me uniforma të zeza, derisa të ndaluarit e tjerë mbetën në dhomë. Pas lirimit iu desh të merrte trajtim mjekësor dhe medikamente për dhimbjet që ja kishte shkaktuar rrahja”, tha Welde derisa lexonte përmbledhjen për këtë dëshmitar.

Dëshmitari tha se pjesëtarët e UÇK-së e kishin hipur në veturë dhe ja kishin lidhur duart.

Gjatë transmetimit të seancës në faqen e Dhomave të Specializuara, veçanërisht asaj të dëshmitarit të 35-të, nuk janë dëgjuar përgjigjet e shkurtra siç janë ato me “po” ose “jo”.

Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, e pyeti dëshmitarin lidhur me kontradiktat në deklaratat e tij lidhur me kohëzgjatjen e keqtrajtimit gjatë ndalimit të tij.

“Pra nuk keni ide se sa kohë ka zgjatur rrahja apo se sa e ashpër ka qenë”, pyeti Roberts. E dëshmitari iu përgjigj se nuk kishte se si ta dinte këtë. “Nuk kam pasur orë ta mati sesa më kanë rrahur. Pesë minuta apo ka mundur të jetë një orë, ku ta di unë? Orë s’kam pasur”, tha dëshmitari.

Avokati Gregory Kehoe i ka kërkuar dëshmitarit të mos përdorë emra.

“Dëshmitar jemi në seancë publike kështu që ju lutem mos përdorni emra. Ju teksa jeni para trupit gjykues mendoni se qëndrimi juaj është që ajo që ju ka ndodhur, fakti që ju rrëmbyen dhe ju ndaluan në Likoc, kjo ka ardhur si rezultat i një mosmarrëveshjeje apo një sherri që keni pasur me një familje në fshatin tuaj… A është e vërtetë dëshmitar?… Pra ajo që ju ndodhi juve nuk kishte të bënte as me UÇK-në e as me luftën apo jo dëshmitar”, ka pyetur Kehoe.

Dëshmitari ka pohuar.

Pas kësaj pyetjeje, Kehoe ka kërkuar mbylljen e seancës që e ka aprovuar kryetari i trupit gjykues Charles Smith.

Dëshmitari i 35-të tha se s’ishte në dijeni nëse Jakup Krasniqi kishte drejtuar Këshillin për Arsim më 1998-ën. Për këtë e pyeti mbrojtësi i Krasniqit, avokati Aidan Ellis.

“A e dinit dëshmitar se Jakup Krasniqi ka qenë profesor i Historisë dhe a ishit në dijeni që ka qenë edhe kryetar i Këshillit për Arsim në Komunën e Drenasit nga 96-a në 98-tën”, pyeti Ellis.

“Nuk e di”, tha ai.

Dëshmitari është pyetur lidhur me funksionimin e sistemit arsimor përgjatë viteve 90 në fshatin e tij. Ai është përgjigjur se ka pasur kohë kur si pjesë e këtij sistemi ka punuar pa u paguar.

Dëshmitari i 35-të: Nuk e di kush urdhëroi rrëmbimin tim

Gjyqtari Christoph Barthe: A vazhdoni të mendoni që juve u ka rrëmbyer UÇK-ja ose pjesëtarë të UÇK-së apo nuk jeni më të sigurt që ka qenë kështu?

Dëshmitari: Më kanë rrëmbyer Ushtria Çlirimtare. Nuk jam i sigurt, dikush i ka shti me më rrëmbye, por s’e di kush.

Dëshmitari i 35-të e ka përmbyllur dëshminë e tij, derisa pas pushimit pritet të nisë dëshmi e re që sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të jetë kryesisht publike, meqë dëshmitari nuk dëshmon me masa mbrojtëse.

Related posts

Egjipti do t’i bashkohet çështjes së gjenocidit të GJND-së kundër Izraelit të Afrikës së Jugut

RTI

Kina zbuloi një fushë nafte me mbi 100 milionë tonë rezerva në Detin Bohai

admin6

Rusia akuzohet për përdorim të bombave të fosforit në Bahmut

rezart morina