RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite dhe Franca diskutuan mbi uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme

arabia-saudite-dhe-franca-diskutuan-mbi-uljen-e-tensioneve-ne-lindjen-e-mesme

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, diskutuan mënyrat për të ulur tensionin në Lindjen e Mesme dhe sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në lajmin e publikuar nga agjencia zyrtare e Arabisë Saudite SPA, thuhet se Princi i Kurorës Bin Salman dhe Presidenti Macron kanë biseduar në telefon.

Liderët diskutuan rëndësinë e reduktimit të tensionit dhe mbrojtjen e rajonit nga rreziku i zgjerimit të konfliktit, si dhe diskutuan gjithashtu sulmet e Izraelit në Gaza dhe përpjekjet për të arritur një armëpushim.

Presidenti francez Macron kishte biseduar më parë me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohammed bin Zayed Al Nahyan, rreth përshkallëzimit të tensionit midis Izraelit dhe Iranit pas vrasjes së kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, 39.653 palestinezë, përfshirë të paktën 16.314 fëmijë dhe 10.980 gra vdiqën dhe 91.535 persona u plagosën.

Related posts

OKB: Spitalet nuk janë zona lufte

admin

Deklaratat e qeverisë britanike që po shtojnë numrin e turistëve në Shqipëri

admin

Biden thotë Iz’raeli i prezantoi Hamasit marrëveshje prej tre fazash për t’i dhënë fund luftës në Ga’za

admin