RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Spitalet nuk janë zona lufte

okb:-spitalet-nuk-jane-zona-lufte

Zëvendës sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare dhe koordinator për ndihmë emergjente, Martin Griffiths tha se është i tmerruar nga bastisja ushtarake në spitalin Al-Shifa në Gaza, transmeton Anadolu.

Griffiths në një postim në platformën e mediave sociale X lidhur me ushtarët izraelitë që bastisën spitalin Al-Shifa theksoi se mbrojtja e të porsalindurve, pacientëve, personelit mjekësor dhe të gjithë civilëve duhet të ketë përparësi mbi të gjitha shqetësimet e tjera.

“Jam i tmerruar nga lajmi për bastisje ushtarake në spitalin Al-Shifa. Spitalet nuk janë zona lufte”, tha ai.

Sot në mëngjes, ushtria izraelite bastisi spitalin Al-Shifa, institucioni më i madh shëndetësor në rajon ku ndodhen mijëra pacientë dhe civilë të zhvendosur në Gaza.

Related posts

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Hevzi

Bosnjë dhe Hercegovinë synon të ulë normën e duhanpirjes me ligjin e ri

Muhamet Ramadani

Gaza, rritet në 17.177 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Muhamet Ramadani