RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

QKUK kryen një operim për herë të parë, zgjati 13 orë

qkuk-kryen-nje-operim-per-here-te-pare,-zgjati-13-ore

Mbi 13 orë ka zgjatur një operacion që është kryer për herë të parë në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, në QKUK.

Operacioni është kryer te një 28-vjeçar nga ekipi i mjekëve nga Turqia, atyre vendorë dhe nga Klinika e Anesteziologjisë.

“Intervenimi mikrokirurgjik për rikonstruksionin e nofullës së poshtme, pas largimit të tumorit dhe largimit subtotal të nofullës e cila ishte e dëmtuar”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

“Kjo procedurë kirurgjike- Fibula free flap që nënkupton marrjen e një pjese të lëkurës, muskujve dhe kockës nga këmba dhe transferimin e këtyre indeve në nofullën e poshtme, duke bërë anastomosis (ngjitje) të enëve të gjakut, me enët e gjakut në kokë dhe qafë”.

Intervenimet e tilla nuk janë kryer më parë në QKUK.

Related posts

Eurodeputeti Mandl: E gjithë bota ka sytë nga Serbia pas gabimit që bëri, Kosova është shtet

admin

Vendimi për ndalimin e transportit të mallrave, kamionët nga Serbia po presin të kalojnë kufirin me Kosovën

rezart morina

Rusia kërcënon të tërhiqet nga marrëveshja për eksportet e drithërave përmes Detit të Zi

admin