RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetRajon dhe Botë

Eurodeputeti Mandl: E gjithë bota ka sytë nga Serbia pas gabimit që bëri, Kosova është shtet

eurodeputeti-mandl:-e-gjithe-bota-ka-syte-nga-serbia-pas-gabimit-qe-beri,-kosova-eshte-shtet

Eurodeputeti Lukas Mandl ka thënë se Serbia ka bërë gabim të madh dhe se për këtë e gjithë bota po shikon drejt asaj.

Mandl në një intervistë për numrin e së hënës të gazetës së pavarur serbe “Danas”, tha se Serbia ka bërë gabim të madh që është rreshtuar në anën e kundërt të perëndimit në lidhje me agresionin rus në Ukrainë.

Diplomati austriak ka folur edhe për dialogun dhe ka thënë se ai nuk është dialog mes Prishtinës e Beogradit, siç i referohet Beogradi zyrtar, por mes Kosovës e Serbisë.

“Qytetet nuk bisedojnë mes vete, por shtetet”, tha ai.

Mandl tha se Kosova është shtet dhe se Serbia duhet të rreshtohet me botën perëndimore, meqë siç tha ai “serbët e meritojnë këtë”.

“Meqenëse liderët serbë bënë gabim që nuk iu bashkuan mbrojtjes ‘pa gjak’ kundër një sulmi të përgjakshëm lufte – pra sanksioneve (kundër Rusisë v.j.) dhe në këtë aspekt zgjodhën anën e gabuar për një çështje shumë më të gjerë, e gjithë bota ndien se ka një problem në Serbi, i cili vazhdon për shumë kohë më gjatë. Kjo është arsyeja pse shumë tani po e ndjekin me vëmendje sjelljen e shtetit të Serbisë dhe kjo në mënyrë indirekte tërheq vëmendjen ndaj qëndrimit të papranueshëm të Serbisë ndaj Kosovës, i cili po vazhdon për shumë vite”, tha Mandl në intervistë për “Danas”.

Mandl është anëtar i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Kosovën.

Related posts

Osmani nga Krusha: Nuk ka paqe e stabilitet në rajon pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë

Muhamet Ramadani

Gazetari britanik Sami Hamdi kthehet në Londër pas ndalimit në SHBA

Muhamet Ramadani

Pas goditjes së një nate më parë, shpërthejnë sërish pajisjet e komunikimit të përdorura nga Hezbollahu në jug të Libanit

admin