RTV AHIRETI
Lajme

Shefi i OSBE-së në Kosovë: Ngjarjet e fundit dëshmojnë urgjencën për kthim në dialog

shefi-i-osbe-se-ne-kosove:-ngjarjet-e-fundit-deshmojne-urgjencen-per-kthim-ne-dialog

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas mbylljes së nëntë zyrave të Postes së Serbisë në Kosovë dhe propozimeve për hapjen e Urës së Ibrit.

Davenport tha se këto ngjarje, kanë nënvizuar urgjencën e kthimit në dialog, çështje këto të cilat sipas tij, duhet të zgjidhen në procesin e udhëhequr nga BE-ja.

“Ngjarjet e fundit – mbyllja e zyrave postare në komunat veriore dhe propozimet për hapjen e urës në Mitrovicë për trafik – kanë nënvizuar urgjencën e kthimit në dialog. Të dyja këto çështje duhet të zgjidhen në procesin e udhëhequr nga BE”, tha Davenport.

Ai tutje tha se dialogu duhet të jetë i fokusuar në përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë dhe rritjen e perspektivës për të rinjtë nga të gjitha komunitetet për të jetuar, punuar dhe për t’i rritur familjes e tyre në Kosovë. /Telegrafi/

The post Shefi i OSBE-së në Kosovë: Ngjarjet e fundit dëshmojnë urgjencën për kthim në dialog first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ushtria izraelite hedh gaz lotsjellës në hyrjen e urgjencës në një spital të Bregut Perëndimor

admin6

Nënkryetari i Prishtinës intervistohet nga Policia

admin

ASEAN dënon sulmet kundër civilëve në Gaza

RTI