RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nënkryetari i Prishtinës intervistohet nga Policia

nenkryetari-i-prishtines-intervistohet-nga-policia

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se sot është intervistuar nga Policia e Kosovës në cilësinë e dëshmitarit në ndërlidhje me rastin e ndalimit të tre zyrtarëve komunal të Komunës së Prishtinës.

Ai tha se rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat sipas tij, janë trashëguar nga qeverisja e kaluar.

“Të dashur qytetarë, Ju njoftoj se sot pasdite jam intervistuar nga Policia e Kosovës, në cilësinë e DËSHMITARIT, në ndërlidhje me rastin e ndalimit të tre zyrtarëve komunal të Komunës së Prishtinës.

Ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat ne si qeverisje i kemi trashëguar nga qeverisja e kaluar. Sipas kërkesave të drejtorive përkatëse, këto kontrata mbi vepër kanë qenë pozicione të domosdoshme për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës. Institucionet e rendit dhe të drejtësisë janë duke e trajtuar këtë rast dhe ne mbesim në dispozicion e tyre, që rasti të trajtohet në plotni në pajtim me legjislacionin në fuqi. Ju falënderoj për kujdesin”, ka shkruar ai.

Related posts

EULEX monitoron sigurinë gjatë balotazhit në Kosovë

RTI

Incidenti në Aeroport me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, MPB e Maqedonisë së Veriut jep versionin e saj

admin

Hasani falënderon Turqinë për angazhimin në njohjen e Kosovës

Muhamet Ramadani