RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Protestë në veri pas arrestimit të dy politikanëve serbë

proteste-ne-veri-pas-arrestimit-te-dy-politikaneve-serbe

Serbët e punësuar në institucionet publike serbe në Mitrovicë të Veriut po protestojnë para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, pas arrestimit të dy politikanëve serbë më 8 gusht.

Në mesin e protestuesve ka edhe udhëheqës të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Alleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Vellkoviq nga partia Demokracia Serbe, u arrestuan në Mitrovicë të Veriut, konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se ata u arrestuan për pengim të punëtorëve të kësaj komune, të cilët ishin duke lyer në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër.

Sipas Elshanit, Arsenijeviq ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore.

Të dy u arrestuan në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer.

Mësohet se këta politikanë kanë penguar lyerjen e flamurit serb në afërsi të urës, shkruan REL.

Arrestimi i Arsenijeviqit dhe Vellkoviqit u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut u mbajt një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Related posts

Shehu i Teqesë në Gjakovë, raporton në polici se iu vodhën në shtëpi 200 mijë euro

admin

Një Ramazan në Gaza pa qindra imamë të vrarë nga ushtria izraelite

Muhamet Ramadani

Serbia s’e pranon Planin franko-gjerman, BE-ja ua përkujton palëve detyrimet nga Marrëveshja Bazë

Muhamet Ramadani