RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kamala Harris është kundër embargos së ar’mëve ndaj Iz’raelit

kamala-harris-eshte-kunder-embargos-se-ar’meve-ndaj-iz’raelit

Kamala Harris nuk është dakord për vendosjen embargo e armëve ndaj Izraelit.

“Ajo nuk është në favor të një embargoje armësh ndaj Izraelit”, tha Phil Gordon, këshilltari i saj për sigurinë kombëtare.

Sipas tij, nënpresidentja amerikane e ka bërë “të qartë” se ajo do të sigurohet që Izraeli “të jetë në gjendje të mbrohet kundër Iranit dhe organizatave terroriste të mbështetura nga Irani”.

SHBA është deri tani furnizuesi më i madh i pajisjeve ushtarake të Izraelit, por kjo ka përçarë grupin demokratik, veçanërisht që kur shpërtheu lufta shkatërruese në Rripin e Gazës, ku forcat e armatosura izraelite u urdhëruan të zhduknin Hamasin pas sulmit të krahut të tij ushtarak palestinez.

Harris u përball me protestues kundër luftës në Michigan, një shtet kyç që ajo duhet të fitojë më 5 nëntor, kur ajo përballet me ish-presidentin republikan Donald Trump. /abcnews

Related posts

Zyrtarja e OKB-së thotë se ka dëshmi të krimeve kundër fëmijëve në Ukrainë

admin

BE bën thirrje për “përmbajtje maksimale” në konfliktin me Iranin

Muhamet Ramadani

Një javë pasi miratoi ligjin e diskutueshëm, Mbretëria e Bashkuar dërgon azilkërkuesin e parë në Raundë sipas skemës së dëbimit vullnetar

admin