RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kamala Harris është kundër embargos së ar’mëve ndaj Iz’raelit

kamala-harris-eshte-kunder-embargos-se-ar’meve-ndaj-iz’raelit

Kamala Harris nuk është dakord për vendosjen embargo e armëve ndaj Izraelit.

“Ajo nuk është në favor të një embargoje armësh ndaj Izraelit”, tha Phil Gordon, këshilltari i saj për sigurinë kombëtare.

Sipas tij, nënpresidentja amerikane e ka bërë “të qartë” se ajo do të sigurohet që Izraeli “të jetë në gjendje të mbrohet kundër Iranit dhe organizatave terroriste të mbështetura nga Irani”.

SHBA është deri tani furnizuesi më i madh i pajisjeve ushtarake të Izraelit, por kjo ka përçarë grupin demokratik, veçanërisht që kur shpërtheu lufta shkatërruese në Rripin e Gazës, ku forcat e armatosura izraelite u urdhëruan të zhduknin Hamasin pas sulmit të krahut të tij ushtarak palestinez.

Harris u përball me protestues kundër luftës në Michigan, një shtet kyç që ajo duhet të fitojë më 5 nëntor, kur ajo përballet me ish-presidentin republikan Donald Trump. /abcnews

Related posts

Shuhen 397 ndërmarrje brenda 3 muajsh

Muhamet Ramadani

Qeveria miraton 11 rregullore për shtesa e kompensime

Muhamet Ramadani

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës është rritur në 72,599

Muhamet Ramadani