RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Kemi shkatërruar 75 dronë të Ukrainës

rusia:-kemi-shkaterruar-75-drone-te-ukraines

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se gjatë natës u parandalua përpjekja e Ukrainës për të sulmuar territorin rus dhe se u shkatërruan 75 mjete ajrore pa pilot (UAV-dronë), transmeton Anadolu.

Ministria ruse tha se administrata e Kievit këtë natë ka tentuar të sulmojë elementët në territorin rus.

“Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 26 dronë në rajonin Belgorod, 19 në rajonin e Lipetsk, 7 në rajonin Kursk, 5 në rajonin Bryansk, 4 në rajonin Voronezh, 1 në rajonin Orlov, dhe 13 dronë mbi Krime dhe Detin e Zi” thuhet në deklaratën ku shprehet parandalimi i sulmit.

Gjithashtu ministria theksoi se në ujërat e Detit të Zi u shkatërruan edhe 7 mjete detare pa pilot.

Në Lipetsk u plagosën 9 persona

Guvernatori i rajonit Lipetsk të Rusisë, Igor Artamonov, në një deklaratë nga kanali Telegram njoftoi se 9 persona u plagosën si pasojë e sulmit me dron të Ukrainës.

Artamonov tha se të plagosurit janë dërguar në spital dhe se kanë marrë vendim të anulojnë aktivitetet argëtuese në rajon.

Edhe guvernatori i rajonit Belgorod, Vyacheslav Gladkov, njoftoi se 4 dronë të Ukrainës kanë rënë në një ndërtesë me shumë kate në qytetin Shebekino.

Gladkov informoi se pas sulmit në ndërtesë shpërtheu zjarr dhe se nuk ka të plagosur nga ngjarja.

Related posts

Lajçak pas takimit me Bislimin: Folëm për zbatimin e marrëveshjes dhe dinarin serb

rezart morina

Kurti ishte sot në veri, vendosi lule në vendin ku u vra Enver Zymberi

admin

Rritet në 20 numri i të vdekurve nga sulmet e Izraelit në Gaza

admin