RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Disa persona të vd’ekur nga su’lmi i ush’trisë ruse ndaj një supermarketi në Kostiantynivka

disa-persona-te-vd’ekur-nga-su’lmi-i-ush’trise-ruse-ndaj-nje-supermarketi-ne-kostiantynivka

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 35 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit të ushtrisë ruse ndaj një supermarketi në qytetin Kostiantynivka në rajonin ukrainas të Donetskut, transmeton Anadolu.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Igor Klimenko, në deklaratën në rrjetet sociale, informoi rreth sulmit të sotëm të ushtrisë ruse në Kostiantynivka dhe punimeve të kërkim-shpëtimit që po kryhen pas sulmit.

Duke trekuar se zjarri, i cili shpërtheu në një sipërfaqe prej rreth 1000 metra katrorë si pasojë e sulmit, ishte shuar, Klimenko theksoi se përveç supermarketit, janë dëmtuar edhe disa objekte në qytet.

Sipas informacioneve që Klimenko dha, si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 10 persona, kurse 35 të tjerë janë plagosur.

“Rusia do të mbahet përgjegjëse nga ky terror”, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy lidhur me sulmin duke kërkuar nga bota të qëndrojë pranë Ukrainës.

Vadim Filashkin, kreu i Administratës Ushtarake të Rajonit Donetsk të Ukrainës, njoftoi se ushtria ruse filloi një sulm në Kostiantynivka me sisteme artilerie.

Related posts

Dërgesa e parë e grurit ukrainas niset nga porti i Odesës – VIDEO

admin

Sfeçla viziton shtëpinë e djegur të serbit në Istog, kërkon që rasti të zbardhet sa më shpejtë

admin

Gjykata greke rrëzon rastin kundër aktivistëve të refugjatëve

admin