RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sfeçla viziton shtëpinë e djegur të serbit në Istog, kërkon që rasti të zbardhet sa më shpejtë

sfecla-viziton-shtepine-e-djegur-te-serbit-ne-istog,-kerkon-qe-rasti-te-zbardhet-sa-me-shpejte

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, bashkë me eprorët e Policisë së Istogut dhe Njësitin e Hetimeve Rajonale nga Peja kanë vizituar sot shtëpinë e djegur të qytetarit të komunitetit serb nga fshati Veriq.

Sfeçla në një status të Facebook ka shkruar se ka kërkuar që të gjitha resurset e nevojshme të angazhohen në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë.

Postimi I plotë I Sfeçles:

Sot së bashku me eprorët e Policisë së Istogut dhe Njësitin e Hetimeve Rajonale nga Peja vizitova shtëpinë e djegur të qytetarit të komunitetit serb nga fshati Veriq.

Kam kërkuar që të gjitha resurset e nevojshme të angazhohen në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë, ndërkaq edhe njëherë i ofrova Policisë gatishmërinë e plotë për të ndihmuar në lidhje me këtë rast.

Republika e Kosovës është dhe do të mbetet demokratike, vend ku jetojnë qytetarët të lirë e të barabartë, pa asnjë dallim përkatësie a prejardhje. Dhe për këto vlera do të jemi të pakompromis.

Related posts

“Zonjën Daniels e kam parë në katin e 26-të të Kullës Trump, ku gjendet zyra e tij”- Zbardhen dëshmitë në gjyq, botuesi: Si përpoqa ta ndihmoja ish-Presidentin të fitonte zgjedhjet në vitin 2016

admin

Bashkësia Islame e Austris vizitë në Ballkanin jugor

Muhamet Ramadani

Një i ri sirian dorëzohet si autor i sulmit me thikë në Gjermani, hetohen lidhjet me ISIS-in

admin