RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sllovenia dërgon helikopter në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve

sllovenia-dergon-helikopter-ne-maqedonine-e-veriut-per-te-ndihmuar-ne-shuarjen-e-zjarreve

Sllovenia dërgon një helikopter në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, ndërsa vendimi është marrë në seancë të Qeverisë së Sllovenisë, transmeton Anadolu.

Qeveria sllovene po dërgon një helikopter me personelin shoqërues të Ushtrisë Sllovene në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar në luftimin e zjarreve në pyje. Nesër helikopteri do të dërgohet në Maqedoninë e Veriut për një periudhë shtatëditore, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Sllovenisë.

Siç shtohet, përveç helikopterit, në Maqedoninë e Veriut do të dërgohen edhe gjashtë pjesëtarë të ushtrisë sllovene dhe dy anëtarë të Administratës për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Kjo është hera e tretë që Sllovenia iu përgjigj thirrjes së Maqedonisë së Veriut për ndihmë përmes mekanizmit të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes civile në muajin e fundit. Ekipet e Ushtrisë Sllovene dhe Administratës për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe policia sllovene, kanë ndihmuar në Maqedoninë e Veriut në periudhën nga 16 deri më 20 korrik dhe nga 1 deri më 5 gusht, kur në ndihmë kanë dërguar gjithashtu edhe helikopter.

Për një kohë të gjatë, Maqedonia e Veriut është duke luftuar me zjarre të mëdha pyjore që shkaktojnë dëme të mëdha. Për shkak të zjarrit në mes të korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendje krize për 30 ditë dhe kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile.

Related posts

Biden nënshkruan propozim-ligjin për deklasifikimin e inteligjencës për origjinën e COVID-19

Muhamet Ramadani

Shpërthen zjarr pasi një raketë iraniane godet një fabrikë në jug të Izraelit

RTI

Pas trysnisë nga Bashkimi Evropian dhe NATO, ky është shteti që do t’i dërgojë Ukrainës raketa kundërajrore

admin