RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rrëzohet një helikopter ushtarak në Çeki, humb jetën një ushtar

rrezohet-nje-helikopter-ushtarak-ne-ceki,-humb-jeten-nje-ushtar

Një helikopter ushtarak u rrëzua sot në një bazë ajrore në Republikën Çeke, ku humbi jetën një ushtar, sipas gazetës TN.cz, transmeton Anadolu.

Helikopteri “UH-1Y Venom” i ushtrisë çeke u rrëzua pak para orës 13:00 me orën lokale në bazën e 22-të të forcave ajrore të helikopterëve në qytetin Namest nad Oslavou në rajonin e Vysocina-s.

Pesë ushtarë ishin në bordin e avionit në momentin e rrëzimit. “Njësitë e integruara të sistemit të shpëtimit po përgjigjen në vendngjarje. Ne do të japim informacione të mëtejshme sapo të lejojë situata”, tha ushtria.

“Shërbimet e urgjencës dërguan katër ekuipazhe tokësore dhe një helikopter të ambulancës ajrore nga Jihlava në vendin e rrëzimit”, tha zëdhënësi i shërbimit të shpëtimit Petr Janacek.

“Një person nuk i mbijetoi përplasjes”, tha Janacek duke shtuar se një tjetër helikopter shpëtimi nga rajoni fqinj Olomouc u dërgua gjithashtu për të ndihmuar.

Related posts

Kurti: E shpërndajmë Kuvendin e shkojmë në zgjedhje, por s’ka pse të rrëzohet Qeveria

admin

Gjermania do të tërheq ushtarë nga Lindja e Mesme për shkak të luftës me Iranin

Kushtrim Guraj

Ministria e Drejtësisë në Kosovë bën ndryshime në Ligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

admin