RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Zjarri në centralin bërthamor Zaporizhzhia është shuar në masë të konsiderueshme”

“zjarri-ne-centralin-berthamor-zaporizhzhia-eshte-shuar-ne-mase-te-konsiderueshme”

Korporata Shtetërore e Energjisë Bërthamore të Rusisë (Rosatom) njoftoi se zjarri që ka shpërthyer në sistemin e ftohjes së centralit bërthamor Zaporizhzhia është shuar në masë të konsiderueshme, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e bërë nga Rosatom për agjencitë ruse të lajmeve, thuhet se zjarri në sistemin e ftohjes së centralit bërthamor Zaporizhzhia ka shpërthyer për shkak të sulmit të kryer nga Ukraina me mjete ajrore pa pilot (dronë).

Zjarri që shpërtheu si pasojë e sulmit dhe i cili shkaktoi dëm të konsiderueshëm në sistemin e ftohjes së termocentralit është shuar në masë të konsiderueshme, konfirmohet në deklaratën ku thuhet se “Ky incident mund të cilësohet si terrorizëm bërthamor i autoriteteve ukrainase”.

Edhe Yevgeny Balitsky, i ashtuquajturi Guvernatori Rajonal i Zaporizhzhia të aneksuar nga Rusia, në deklaratën e tij me shkrim vuri në dukje se zjarri është vendosur nën kontroll dhe se nuk ka asnjë rrezik për rajonin.

Balitsky në një deklaratë të bërë më parë informoi se në sistemin e ftohjes së centralit bërthamor Zaporizhzhia kishte shpërthyer zjarr për shkak të sulmit të ushtrisë së Ukrainës.

Ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, lidhur me zjarrin në central tha se “është shkaktuar nga Rusia”.

Centrali bërthamor Zaporizhzhia që ndodhet në juglindje të Ukrainës llogaritet si centrali më i madh bërthamor në Evropë.

Më 4 mars 2022 centrali u mor nën kontroll nga rusët. Përreth centralit, i cili aktualisht është nën kontrollin e ushtrisë ruse, ndodhin sulme artilerie dhe të dronëve. Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën lidhur me këto sulme.

Related posts

Ushtria izraelite kryen sulm artilerik ndaj Sirisë

rezart morina

Ligj i ri në Francë, prindërve mund t’u ndalohet shpërndarja e fotografive të fëmijëve në internet

admin

Paraburgim ndaj gjashtë të dyshuarve për vrasjen te “Kobra City”

admin