RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden i gatshëm të bisedojë me Putinin nëse nis hapat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

biden-i-gatshem-te-bisedoje-me-putinin-nese-nis-hapat-per-t’i-dhene-fund-luftes-ne-ukraine

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se është i gatshëm të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin nëse ai nis rrugën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).

Biden mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macro, i cili bëri “vizitën e tij të parë shtetërore” në Shtetet e Bashkuara gjatë presidencës së tij të enjten.

Në fjalimet e tyre, të dy liderët deklaruan se një nga pikat kryesore të agjendës së takimit ishte lufta Rusi-Ukrainë dhe se do të vazhdojnë t’i japin ndihmë Ukrainës.

Duke thënë se e vetmja mënyrë racionale për t’i dhënë fund luftës është që Putini të tërheqë trupat e tij nga Ukraina, Biden deklaroi: “Putini paguan një çmim të rëndë duke mos zgjedhur këtë rrugë. Në të njëjtën kohë, ai po shkakton shkatërrim të madh në Ukrainë”.

Duke theksuar se nuk ka ndërmend të kontaktojë me Putinin, Biden tha: “Unë jam gati të flas me Putinin nëse ai është i gatshëm të marrë vendim për t’i dhënë fund luftës. Megjithatë, ai ende nuk është në një rrugë të tillë. Unë shoh se çfarë po ndodh”.

Nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se vendimi për luftën në Ukrainë i përket Ukrainës.

“Ne kurrë nuk do t’i kërkojmë Ukrainës të bëjë lëshime që janë të papranueshme për të”, tha Macron.

Ai deklaroi se një paqe e tillë nuk do të jetë kurrë e qëndrueshme.

“Ne do të respektojmë vendimet e ukrainasve për të përcaktuar kushtet e negociatave në lidhje me territorin e tyre”, u shpreh presidenti francez.

Related posts

Macron bëhet lideri i parë francez që viziton Sri Lankën

rezart morina

Babai dhe vajza shpëtohën në Hatay, një javë pas tërmeteve

rezart morina

Turqia: Sa më shpejt të jetë e mundur një armëpushim ruso-ukrainas

admin