RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shqiptarët e Luginës sot protestojnë kundër diskriminimit nga Beogradi

shqiptaret-e-lugines-sot-protestojne-kunder-diskriminimit-nga-beogradi

Shqiptarët e Luginës së Preshevës sot do të protestojnë kundër diskriminimit nga Beogradi.

Protesta ishte paralajmëruar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, siç është thënë për shkak të diskriminimit me pasivizimin e adresave nga Serbia.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë.

Protesta në sheshin e Bujanocit është paraparë të nisë në orën 11:00.

Javë më parë, Komisioni Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, shprehën shqetësimin për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga autoritetet e Serbisë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane, kjo tendencë e Serbisë bie ndesh me obligimet që ka ky vend për respektimin e të drejtave të pakicave.

Sipas autoriteteve shqiptare në Luginë, deri më tash janë pasivizuar rreth gjashtëmijë adresa në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në regjistrimin e fundit të popullsisë në Serbi, kanë dalë rreth 62 mijë shqiptarë.

Related posts

Nuk tërhiqet Qeveria: Rregullorja e BQK-së që e ndalon dinarin serb hyn në fuqi nesër

admin6

Suedia festoi 500-vjetorin e Pavarësisë

rezart morina

Ukrainë, dorëheqje dhe shkarkime mes akuzave për korrupsion

admin