RTV AHIRETI
Lajme

Stërvitje e përbashkët ushtarake Shqipëri-Kosovë, Maqedonci: Trupat e njësive tona stimuluan skenarë të ndryshëm

stervitje-e-perbashket-ushtarake-shqiperi-kosove,-maqedonci:-trupat-e-njesive-tona-stimuluan-skenare-te-ndryshem

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për mbylljen e stërvitjes së përbashkët ushtarake midis Shqipërisë dhe Kosovës. 

Maqedonci thotë se gjatë stërvitjeve janë stimuluar skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, transmeton Telegrafi.

“Gjatë stërvitjes #ValorShield24, trupat e njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese”, ka pohuar ai përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, edhe Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka njoftuar sot mbylljen e stërvitjes së përbashkët ushtarake midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas njoftimit të ministrisë, trupat speciale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën. /Telegrafi/

The post Stërvitje e përbashkët ushtarake Shqipëri-Kosovë, Maqedonci: Trupat e njësive tona stimuluan skenarë të ndryshëm first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve – do të punohet edhe të shtunave

RTI

Sudan, rritet në 132 numri i vik’timave nga përmbytjet

rezart morina

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton sot rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

admin