RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sudan, rritet në 132 numri i vik’timave nga përmbytjet

sudan,-rritet-ne-132-numri-i-vik’timave-nga-permbytjet

Raportohet se numri i personave që kanë humbur jetën në Sudan nga reshjet e shumta dhe përmbytjet që nga muaji qershor është rritur në 132, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e bërë nga departamenti qeveritar i urgjencës, thuhet se numri i të vdekurve nga reshjet ekstreme dhe përmbytjet që kanë qenë efektive në 10 nga 18 shtetet e vendit që nga qershori ka arritur në 132.

Në deklaratë thuhet se numri i të prekurve nga përmbytjet është rritur në 129.650, ndërsa thuhet se janë shkatërruar plotësisht 12.420 shtëpi dhe pjesërisht 11.472 shtëpi.

Çdo vit, më shumë se 100 njerëz humbin jetën dhe dhjetëra mijëra shtëpi, vende pune dhe toka bujqësore dëmtohen nga përmbytjet që ndodhin gjatë periudhës së shirave midis korrikut dhe tetorit në Sudan.

Related posts

SHBA-ja do të lirojnë 172 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike mes luftës me Iranin

Irfan Jahiu

Forcat izraelite bastisin qytetin e Jeninit

admin

13 viktima nga acari në Evropë, Anglia dhe Franca kaos me udhëtimet, mbyllen edhe shkollat

Muhamet Ramadani