RTV AHIRETI
Lajme

Kërkohet ndihma e KFOR-it për të intervenuar në zjarret që kanë shpërthyer në Parkun Kombëtar “Sharri”

kerkohet-ndihma-e-kfor-it-per-te-intervenuar-ne-zjarret-qe-kane-shperthyer-ne-parkun-kombetar-“sharri”

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka bërë të ditur se kanë kërkuar ndihmë nga përfaqësuesit e KFOR-it për të intervenuar në zjarret që kanë shpërthyer në Parkun Kombëtar “Sharri”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se përfaqësuesit e KFOR-it kanë thënë që janë duke monitoruar gjendjen dhe duke analizuar mundësitë e intervenimit, njofton Klankosova.tv.

Tutje, AMM tregon se zjarri po vazhdon të përhapet edhe më tutje në drejtim të fshatit turistik të Prevallës dhe tashmë ka përfshirë edhe zonën strikte të natyrës “Maja e Arnenit”.

“Edhe dje dhe sot ka vazhduar monitorimi i zjarreve ne zonën e Oshlakut dhe Prevallës në territorin e Parkut Kombëtarë “Sharri”.  Së bashku me stafin e DAPK “Sharri”, në monitorimin dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit, janë angazhuar edhe mbi 20 zjarrfikës nga brigada e zjarrfikësve të Prizrenit dhe një ekip e Policisë së Kosovës nga stacioni i Prizrenit. Në shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij janë angazhuar edhe disa vullnetarë.  Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe pjesëtaret e FSK për të bërë vlerësimin e situatës për ndërmarrjen e masave për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij”, thuhet në njoftim.

“Sot gjatë paradites, drejtori i DAPK Sharri z.Bajram Kafexholli, ka realizuar një takim edhe me përfaqësuesit e KFOR-it nga të cilët tash disa ditë është kërkuar intervenimi me helikopter për shuarjen e zjarrit. Përfaqësuesit e KFOR-it, kanë thënë që janë duke monitoruar gjendjen dhe duke analizuar mundësitë e intervenimit”.

The post Kërkohet ndihma e KFOR-it për të intervenuar në zjarret që kanë shpërthyer në Parkun Kombëtar “Sharri” first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Austri: Deputetët e të djathtës ekstreme lëshojnë sallën ku mbante fjalim Zelensky

admin

Publikohet raporti, ministritë dhe Zyra e kryeministrit s’i përmbahen planifikimit të prokurimit

admin

Hamasi: Në 72 orët e fundit kemi shkatërruar 60 automjete ushtarake izraelite në Gaza

rezart morina