RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin: Ne do t’i përgjigjemi su’lmit të Ukrainës

putin:-ne-do-t’i-pergjigjemi-su’lmit-te-ukraines

Forcat ukrainase duhet të dëbohen nga rajoni i Kurskut dhe Rusia do t’i përgjigjet sulmit të Ukrainës, tha këtë të hënë presidenti rus Vladimir Putin.

Në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ai vuri në dukje se duke pushtuar rajonin e Kurskut, Ukraina po përpiqet të përmirësojë pozicionin e saj negociues.

“Por për çfarë lloj negociatash mund të flasim me njerëzit që qëllojnë mbi civilët”, tha Putin.

Ai vlerësoi se edhe Ukraina po përpiqet të ngadalësojë avancimin rus në front me sulm, duke shtuar se përkundër kësaj, forcat ruse po avancojnë.

Putin shtoi se Ukraina do të përpiqet të vazhdojë destabilizimin e rajoneve kufitare. /abcnews

Related posts

Gjermania: Kushtet ende nuk janë të favorshme për njohjen e shtetit të pavarur palestinez

admin

Ushtria izraelite nis sulm të ri në veri të Bregut Perëndimor

admin

Nga 1 shtatori qytetarët lejohen të kalojnë nëpër Austri me patentë shoferë të Kosovës

Muhamet Ramadani