RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

13 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Infektivë

13-paciente-me-covid-19-po-trajtohen-ne-infektive

Në Klinikën Infektive po trajtohet gjithsej 13 pacientë me Covid -19. Dy prej të hospitalizuarve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe po trajtohen me oksigjenoterapi. Mirëpo, sipas infektologëve nuk ka nevojë për shqetësime, pasi sipas tyre natyra e Covid-19 është të paraqitet herë pas herë.

Covid-i 19 është ende në mesin tonë. Klinika infektive e Qendrës kryesore spitalore në vend ka pranuar këto ditë pacientë të prekur me koronavirus, 13 prej të cilëve janë duke u trajtuar ende në këtë klinikë.

“Numri i të spitalizuarve në Klinikën Infektive është gjithsej 13 pacientë. Nga pacientët e shtrirë në klinike, dy janë të asistuar me oksigjenoterapi. Gjendja e përgjitshme e pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive momentalisht është stabile, pacientët janë nën mbikqyrje të vazhdueshme nga stafi i Klinikës Infektive, ku përveç oksigjenterapisë ordinihen edhe terapi sipas protokollit, terapi simptomatike dhe terapi të tjera shtese, duke u bazuar edhe në sëmundjet e tjera shoqëuese që mundë t’i kenë ata pacient”, thuhet në përgjigjen e Infektivës për rtv21.

Sipas infektologut, Hamdi Ramadani, nuk ka nevojë për panik pasi që është në natyrën e Covid-i 19 që të përseritet herë pas here. Megjithatë, ai vlerëson se pandemia Covid- 19, nuk e ka efektin e njëjtë siç e kishte vite më parë.

Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 14.9 milionë njerëz në mbarë botën kanë humbur jetën si rezultat i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i Covidit-19 në periudhën midis 1 janarit 2020 dhe 31 dhjetorit 2021.

Related posts

Katër të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak amerikan në Irak

Irfan Jahiu

Protestat kundër minierës së litiumit, bllokohen stacionet hekurudhore në Beograd

admin

Lutjet e Kurtit për deputetët e opozitës

admin