RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR bën të ditur nëse u shtuan forcat ushtarake tek Ura e Ibrit, ka porosi edhe për hapjen e saj

kfor-ben-te-ditur-nese-u-shtuan-forcat-ushtarake-tek-ura-e-ibrit,-ka-porosi-edhe-per-hapjen-e-saj

Ura e Ibrit dhe mundësia e hapjes së saj për lëvizjen e automjeteve është padyshim temë kyçe gjatë këtyre ditëve.

Madje sot pritet që institucionet e vendit ët bëjnë publike raportin e stabilitetit të saj.

Gjatë ditës së djeshme punëtorë të shumtë janë parë duke lyer muret lart, pas përfundimit të pjesës së poshtme.

Gjatë këtyre punimeve mbi urën e Ibrit janë parë forca të shumta të KFOR-it, e që thuhet të jenë shtuar në numër përgjatë këtyre ditëve.

Lajmi.net ka kontaktuar KFOR-in në lidhje me këtë situatë duke pyetur nëse në fakt janë shtuar këto forca mbi urën e Ibrit.

Sipas KFOR-it ky mision mban një prani të përhershme dhe fikse në këtë urë dhe njëherësh vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth.

“Misioni i KFOR-it mban një prani të përhershme, fikse në urë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth për të garantuar stabilitet dhe siguri, për të mirën e të gjitha komuniteteve lokale”, u tha nga KFOR.

Por të njëjtit kanë deklaruar se nuk hezitojnë aspak që të trajtojnë çdo zhvillim që mund të ndikojë në mjedisin e sigurtë dhe stabilitetin rajonal, duke respektuar plotësisht mandatin në kuadër të OKB-së.

Të pyetur nëse do t’u duhet të ndërhyjnë në rast të eskalimit të situatës në kuadër të mundësisë për hapjen e urës, nga KFOR bën të ditur se nuk duan të spekulojnë për një skenar të mundshëm dhe se qëndrimi i tyre për këtë çështje ka qenë i qartë, transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës.

“Çdo vendim në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, u tha tutje.

KFOR po ashtu ka ritheksuar se vazhdon të zbatojë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të bazuar në mandatin e tij në 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të OKB-së të bazuar në mandatin e tij të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme; duke vepruar si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë”.

Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se raporti për matjet dhe testimin e urës mbi Ibër do të publikohet të martën, pasi kompania që ka kryer punimet do t’ia dorëzojë atë ministrisë. Por, Durmishi nuk ka bërë të ditur se kur do të mund të hapet ura.

Matjet dhe testimet për qëndrueshmërinë e urës mbi lumin Ibër kanë përfunduar dhe një raport mbi qëndrueshmërinë e saj për qarkullimin e automjeteve pritet të dalë të marten. Zëvendës ministri i infrastrukturës Hysen Durmishi nuk i dha hollësitë mbi rezultatet e raportit dhe njëkohësisht nuk tregoi nëse ura pritet të hapet gjatë kësaj jave edhe nëse në raport konstatohet se ura është e gatshme për qarkullimin e automjeteve.

Njësoj ka deklaruar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ditë më parë.

Ai tha se ura do të hapet, pasi çështja e saj është e mbyllur më 2016 dhe se nuk ka të bëjë me dialogun Kosovë-Serbi, pro se nuk e di kur do të hapet.

Sot bëhen saktësisht një javë kure dhe kanë filluar testimet mbi këtë urë, ku janë vendosur edhe kamionë me pesha të mëdha në mënyrë që të shihet qartë se sa ka fuqi për automjete të llojit të rëndë. Pavarësisht kundërshtimeve nga Bashkimi Evropian, SHBA-të dhe vendet mike të Kosovës, Qeveria e Kosovës vazhdon të këmbëngul në hapjen e kësaj ure.

Madje vetë kryeministri Albin Kurt pati thënë se kjo urë do të hapet pasi nuk i bën keq dhe dëm askujt. Gjithashtu u tha se urat i bashkojnë njerëzit dhe vendet e nuk i largojnë ata.

Ndërsa përpos reagimeve të njëpasnjëshme nga Bashkimi Evropian javën e kaluar nuk kanë hequr faktin se mund të ketë edhe rritje të masave ndëshkuese ndaj Kosovës nëse merret një vendim i tillë.

Sipas BE-së, një veprim i tillë shkel dialogun mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara nuk mund të ofrojnë zgjidhje për këtë dhe çështje tjera, që i përkasin procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Mbyllja e shërbimeve ekzistuese për serbët e Kosovës, pa një marrëveshje të arritur paraprakisht, do të ndikojë negativisht në përditshmërinë dhe kushtet e jetesës së këtij komuniteti”, ka thënë blloku evropian përmes një deklarate.

BE-ja i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë këtë vendim dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar në kuadër të dialogut.

Blloku ka rikujtuar që në kuadër të marrëveshjeve të arritura për telekomunikacionin, më 2013 dhe 2015, dy palët janë pajtuar që për shërbimet postale të diskutohet “në një fazë të mëvonshme”, dhe kështu, sipas BE-së, është kuptuar që kjo çështje mund të adresohet vetëm përmes dialogut.

Qeveria amerikane ka thënë se është thellësisht e zhgënjyer me ato që i ka cilësuar veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës kundër degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.

“Veprimet e pakoordinuara të Kosovës përballin shtetasit e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it me rrezik të madh, nxisin përshkallëzim të panevojshëm të tensioneve rajonale, dhe minojnë reputacionin e Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtare”, është thënë në reagimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Kosova dhe Serbia dialogojnë për normalizim marrëdhëniesh, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Related posts

Kolonët fanatikë hebrenj bastisën xhaminë Al-Aksa – VIDEO

admin6

Pushtimi në rajonin e Kurskut, Rusia: Nuk jemi tërhequr nga bisedimet për paqe, por për momentin…

admin

Erdoğan: E them hapur se Izraeli është një shtet terrorist

admin