RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Aksidentet, Durrësi me bilanc lufte në pak ditë

aksidentet,-durresi-me-bilanc-lufte-ne-pak-dite

Viktima më e fundit nga papërgjegjshmëria në timon, me biçikletë duke shkuar punë

Në harkun kohor të katër ditëve, aksidentet në Durrës, kanë shënuar shifra të frikshme të personave që kanë humbur jetën me pesë viktima dhe tre të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, raporton A2 Televizion. Viktima e fundit u shënua mëngjesin e së premtes në zonën e Rrashbullit, ku një automjet ka përplasur për vdekje një 32-vjeçar që po lëvizte me biçikletë për të shkuar në punë.

Pas përplasjes drejtuesi i mjetit ka ikur nga vendngjarja, ndërsa i ndjeri i identifikuar si Vasil Hasani 32-vjeç, baba i dy fëmijëve është lënë pa ndihmën e para derisa sa është gjetur pa jetë nga kalimtarë të rastit rreth dy orë pas aksidentit.

Policia ka njoftuar se ka identifikuar mjetin nga kamerat e sigurisë si dhe po punon përkapjen e drejtuesit. Po në orët e para të mëngjesit një tjetër automjet ka dalë nga rruga në vendin e njohur si kodra e Vilës së Zogut duke u rrokullisur disa herë.

Drejtuesi i mjetit u dërgua në spital ku paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në këto katër ditë pasojat nga aksidentet në Durrës i ngjajnë një zone lufte.

Në fakt situata pranohet edhe nga shefi i qarkullimit rrugor në Drejtorinë e Policisë së Durrësit i cili shprehet se qëllimi i strukturës që drejton është parandalimi edhe pse e vetme kjo forcë nuk mund t’ia dalë përballë fluksit dhe morisë së mjeteve në këtë periudhë.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse ashpërsimi i dënimeve për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor që kanë hyrë në fuqi këto ditë do të japin efekt në parandalimin e aksidenteve të rënda rrugore. /tesheshi

Related posts

“Donin të ndyshonin regjimin, por po kërkojnë pilotët”! Kryetari i Parlamentit iranian ironizon SHBA-në

Hevzi

Një shekull më parë, disa zogj dëshmuan se epërsia teknologjike nuk garanton fitore në luftë

Hevzi

Raporti i OKB-së: Një miliard vakte përfundojnë në mbeturina çdo ditë

Muhamet Ramadani